“Prej se është kurdisur bota, siç thotë populli,” transparenca nga një pushtet apo institucion i caktuar deri te opinioni apo publiku është përcjellë përmes mediave, qofshin ato të shkruara apo elektronike, shkruan portali rajoni.org.
Pra, në çdo debat ku është folur për transparencë, të parat që janë ftuar kanë qenë mediat. Në këtë drejtim, kur këto institucione flasin për transparencë dhe nuk i ftojnë mediat, është diçka shumë e keqe. Mirëpo, edhe më keq është kur shoqëria civile organizon debat me përfaqësuesit e komunës së Skenderajt për transparencë dhe nuk fton mediat. Kjo është një hipokrizi e llojit të vet. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në një tryezë me qëllim të tillë, të organizuar nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj dhe OJQ “Syri i Vizonit”, ku është diskutuar për transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve lokale të Skenderajt, ku asnjë nga mediat nuk ishte pjesëmarrës, përcjell portali rajoni.org.