Të fundit:

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...

Punësohet në QKMF edhe vellau i drejtoreshës se administratës se përgjithshmë të Drenasit!!

Emrat e punësimeve familjarë si dukët është e gjatë,...
- Advertisement -

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në qendrën studentore në Veri, shpallet në kërkim

- Advertisement -

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore që ndodhi sonte, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona. Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati. 

Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, teksa Sinjalizuesi nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

mm
- Advertisement -

Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -