Thursday, April 16, 2026

Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

Shpeshherë, ajo që duhet të jetë më e sigurta për qytetarët – të dhënat personale – përfundon në duart e bizneseve pa asnjë garanci. Shkelja e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga bizneset në Kosovë është bërë problem serioz, duke e detyruar Agjencinë për Informim dhe Privatësi të ndërmarrë aksione në terren për të ndaluar praktika të paligjshme.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila i ka ndaluar kompanisë “Viva Fresh Store” përpunimin e të dhënave personale përmes marrjes së letërnjoftimit të konsumatorëve.

AIP ka zbuluar se “Viva Fresh Store” po përpunon në mënyrë të kundërligjshme të dhënat personale të konsumatorëve, duke u marrë letërnjoftimin atyre që janë shërbyer me karroca në pikën e këtij rrjeti të marketeve në rrugën C në Prishtinë.

Pala ankuese kishte raportuar në AIP se arkatarja e “Viva Fresh Store” në rrugën C në Prishtinë i kishte kërkuar të lë letërnjoftimin peng derisa t’a kthej karrocën në market.

Në vendimine  AIP bëhet e ditur se ankuesi nuk kishte pranuar ta lë letërnjoftimin, kur për pasojëarkatarja ia kishte ndalë kartelën e bankës pa pëlqimin e tij.

AIP konstaton se kontrolluesi “Viva Fresh Store” Sh.P.K, nuk ka ndërmarr  hapat e duhura për të garantuar se të dhënat personale përpunohen në harmoni me LMDhP-në,  konkretisht në harmoni me nenin 4 paragrafi 1 dhe si dhe nenin 5 të LMDhP-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ndryshe, pronar dhe drejtues i kompanisë “Viva Fresh” Sh.P.K. në kuadër të së cilës funksionon rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store” është Xhevdet Rexhepi, i cili zotëron 100% të aksioneve të kompanisë.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Viva Fresh” Sh.P.K. për këtë vendim të AIP, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Foto: Xhevdet Rexhepi – pronar dhe drejtues i Viva Fresh

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer