Një përplasje e pazakontë ka ndodhur në komente të profilit në Facebook tek ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Qumështorja Drena i ka shkruar një koment ministrit Peci, rreth njoftimit të këtij të fundit për Festivalin e Gastronomisë në Gjermani.
“Ministër unë jam nga Skënderaj, mund të bëhem pjesë e festivalit”, ka pyetur faqja e zyrtare e Drenas.
Ministri Faton Peci ka kthyer komentin, duke e akuzuar kompaninë se ka marrë miliona.
Kompania ka reaguar sërish duke lënë të kuptohet se edhe ministri Peci mund të hetohet në të ardhmen.
Replikat: