E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kriteret favorizuese, OSHP i’a rikthen për korigjim dosjen e tenderit Ministrisë së Bujqësisë

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka marrë vendim që të vendos në favor të ankesës së operatorit ekonomik “Osmani Holding” ndaj Ministrisë së Bujqësisë së udhëhequr nga Faton Peci, shkruan portali rajoni.org.

Bëhet fjale për dosjen e tenderit të “Rrenimit të objekteve ku do të ndërtohet objekti i MBPZHR-së” me vlerë të parashikuar prej 90,000 mije eurosh.

Sipas vendimit, duhet të korigjohen kriteret në Dosjen e Tenderit, pasi pas vlerësimit të ekspertëve të OSHP’së është konstatuar së disa kritere janë të vendosura jashtë natyrës së këtij aktiviteti të prokurimit dhe së të njëjtat favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik.

“Eksperti shqyrtues, duke i pasur parasysh ato që u ceken si më lartë, mendon që ky pretendim i OE ankues, si dhe shumica e pretendimeve janë të bazuara dhe si të tilla aprovohen, rekomandohet AK, gjatë hartimit të specifikave në DT të ket kujdes në kërkesat që i vendos, pasi që shihet qart se këto kërkesa në dosjen e tenderit janë kërkesa të vendosura për ndërtim, këto kërkesa shum pak kanë të bëjnë me natyren e tenderit, siq është titulli i tenderit rrënim i objekteve. Andaj eksperti rekomandon PSH që pretendimet ankimore të OE, të aprovohen si të bazuara dhe rekomandohet AK që kërkesat në dosjen e tenderit të përmirsohën të jenë në përputhje me natyren e këtijë aktiviteti, duke e respektuar nenin 28 pika 2. Autoriteti
kontraktues do t’i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato të jenë në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik” thuhet në vendimin e OSHP’së

Mas shqyrtimit të kësaj lëndë gjykata e tenderëve doli me vendimin së Autoriteti kontraktues, të bëjë përmirësimet në Dosje të Tenderit/Njoftimit për Kontratë, sipas konstatimeve të raportit te ekspertit shqyrtues me rekomandim, të mbështetura nga Paneli shqyrtues dhe të zgjasë afatin për ofertim./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer