Monday, February 10, 2025

KQZ’ja me një përditësim të rëndësishëm lidhur me rezultatet preliminare

Rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, për dallim prej herave të kaluara, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

Fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike, dhe për këtë shkak, KQZ pret se do t’i japë shpejt rezultatet preliminare.

“Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt – sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike”, tha Elezi.

Për kohën e saktë tha se nuk mund të flasë.

“Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do të mund ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të vijnë e të shfaqen dhe dalngadalë do të mund të shihni përditësimin e tyre dhe votat për secilin subjekt politik garues”, tha Elezi.

Kjo, ai tha se do të varet “nga ecuria e numërimit të fletvotimeve në vendvotime dhe ngarkimit të këtyre të dhënave nga zyrtarët tanë që janë në këto qendra votimi”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer