Portali rajoni.org pak minuta me parë ka raportuar për një aksident me fatalitet qe ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Kopiliq të Poshtëm të Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Burime të portalit rajoni.org bëjnë me dije së një veturë ka shkelur një këmbësor [75’vjeçar], dhe i njëjti si pasojë e plageve të marra dyshohet së ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rajoni.org edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçare. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e tyre për portali rajoni.org.
Portali rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: