E enjte, 7 Nëntor, 2024

Policia e Drenasit e zë në flagrancë një person duke e shitur një revole – ja si ndodhi rasti

Një person është arrestuar në Komunën e Drenas derisa i njëjti po e shiste një revole tek dy persona të tjerë, shkruan portali rajoni.org.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se revolja është sekuestruar ndërsa ndaj të dyshuarit është hapur rast për “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve”.

Komunikata e plotë e policisë:

Gllogoc. Më 19.08.2024 pas pranimit të një informate se një person i dyshuar është duke shitur një revole, i njëjti  është identifikuar dhe është sjellur në stacion policor. Lidhur me rastin pistoleta është sekuestruar, ndërsa dy persona të dyshuar pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer