Kreu i OVL’UÇK’së dega në Drenas, Enver Hajdari, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Musa Mehani, nga Drenasi, shkruan rajoni.org.
Kur u dha kushtrimi për luftë, Musa Mehani iu përgjigj thirrjes duke u bashkuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të çmuar për çlirimin e vendit.
Për një kohë, ai kishte jetuar dhe punuar në Gjermani, duke u përkushtuar ndaj familjes së tij.