E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rrahje brutale të një shkollë në Llap, dy nxënës të mitur sulmohen me zinxhir – arrestohen të dyshuarit

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundi në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku disa nxënës të një shkolle fillore janë përfshirë në përleshje, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur te shkolla fillore, e mesme e ulët “Afrimi dhe Fahriu”, ku pas një mosmarrëveshjeje dy nxënës janë sulmuar brutalisht, për çka përfunduan në spital.

Sinjali mëson se dy viktimat, të mitur janë rrahur nga dy persona, njëri i mitur e tjetri i moshës madhore, të cilët i sulmuan me grushte, e më pas edhe me një palë zinxhir, duke iu shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

Posa rasti u denoncua në Polici, viktimat u dërguan për trajtim mjekësor, kurse të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kujtojmë se kjo dukuri është bërë mjaft shqetësuese edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në këto institucione arsimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer