Monday, February 24, 2025

Universiteti i Mitrovicës jep mbi 175 mijë euro tender një burimor (Dokument)

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka dhënë një tender me vlerë të madhe përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një procedurë që shpesh kritikohet për mungesë transparence, shkruan portali rajoni.org.

Kontrata e quajtur “Sistemi i Menaxhimit Universitar -SMU për UIBM”, do të lidhet me operatorin ekonomik “Arianit R. Bytyqi” me vlerë prej 175,140€.

Universiteti ia kishte dërguar ftesën për ofertim vetëm një kompanie.

Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:

1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.
2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.
3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.
4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer