E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vetëvendosje në Skenderaj del me dy kërkesa për kryetarin Fadil Nura

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka dalur me një kërkesë për kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shkruan portali rajoni.org.

Me poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Kërkesë për shkarkimin e dy drejtorëve me aktakuzë në qeverisjen Lushtaku – Nura

Të dashur qytetarë,

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy drejtorëve të Fadil Nurës. Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtorët Driton Mulaj dhe Valon Haliti. I pari drejtor i urbanizmit dhe i dyti drejtor i inspeksionit.

Ne fuqishëm besojmë se fajtorët e vërtetë për veprat që akuzohen drejtorët në fjalë janë Sami Lushtaku e Fadil Nura, dhe janë pikërisht Samiu e Fadili ata që i kanë shtyrë këta drejtorë dhe një zyrtar të tretë drejt veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare; rrjedhimisht duke e ditur që vetë janë fajtorë, nuk kanë si t’i shkarkojnë drejtorët, por meqë kanë vendosur t’i bëjnë “mish për top” janë të obliguar ta bëjnë!

Z. Nura kishte premtuar se nuk do të qeverisë me njerëz me aktakuza, ndërsa sot, në qeverisjen e tij kemi tre drejtorë me aktakuza dhe shumë shpejt do të ketë edhe të tjerë.

Nuk na është dashur aktakuza e ngritur për të kuptuar qeverisjen abuzive të Sami Lushtakut e Fadil Nurës, këtë mënyrë të keqqeverisjes e kemi denoncuar në vazhdimësi në Policinë për Krime Ekonomike dhe në Prokurori, dhe do të vazhdojmë ta denoncojmë.

Nuk ka nevojë të jesh as polic e as prokuror për të parë krimin që po bëhet mbi pronën publike; shembje rrugësh, ndertime pa kriter dhe abuzime me pronat komunale.

Siç mund ta shihni në video z. Nura e ka shpallur veten të paprekshëm edhe në rast aktakuze ndaj tij, porse ka premtuar se do t’i shkarkojë drejtorët që do të kenë aktakuza.

Është momenti që z. Nura t’i shkarkojë drejtorët siç ka premtuar, duke mbetur si fajtori kryesor në qeverisje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer