E shtunë, 16 Nëntor, 2024

“Vrapimi i Marsit” Izbica 147

“Vrapimi i Marsit” është garë vrapimi e përvjetshme e cila i dedikohet 28 Marsit, 99 për të përkujtuar të rënët në maskarën e Izbicës dhe gjithë dëshmoret e Komunës së Skenderajt.

Gara sportive “Vrapimi i Marsit” është një event i munguar për vite me radhë në atë zonë, që tani me qysh nga edicioni i parë është pa deshira e shumë vrapuesve nga gjithë Kosova dhe më gjerë për të marr pjesë dhe për t’a begatuar eventin. Gara poashtu ka për qëllim të bashkojë komunitetin e vrapuesve nga gjithë trojet shqiptare, të promovoje vrapimin malor dhe t’i jep shtytje të mëtutjeshme këtij lloj eventi.
Për dallim nga edicioni i parë, këtë vit “Vrapimi i Marsit” ka karakter garues.

Gara e vrapimit do të zhvillohet në dy distanca: 10km dhe 21km me datë 26.03.2023(e diele) në Izbicë. Pjesa më e madhe e shtegut të vrapimit do të jetë teren malor ndërsa pjesa tjeter rrugë e asfaltuar që do të fillojë nga Kompleksi Memorial i Izbicës dhe do t’i përshkojë fshatërat Leqinë, Shpat, Klladernicë, Kopiliq, Turiqec, Burojë dhe Vajnikë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer