E premte, 18 Tetor, 2024

10 lojtarë të Chelseat kundër Enzo Fernandezit, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez është detyruar të kërkoj falje publike për këngët raciste që i kënduan së bashku me lojtarët tjerë pas Copa America.

Argjentina triumfoi ndaj Kolumbisë në finalen e Kupës së Amerikës, dhe pas ndeshjes – disa lojtarë argjentinas ia filluan një këngë që kishte nuanca racizmi për futbollistët e Francës, shkruan Indeksonline

10 lojtarë të Chelseat, përfshi këtu edhe sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja e kanë larguar mesfushorin argjentinas nga rrjetet sociale.

Përveç Brojës, futbollistët tjerë që e kanë larguar Enzon nga jeta e tyre në rrjetet sociale, janë: David Datro Fofana, Malo Gusto, Nkunku, Badiashille, Axel Disasi, Romeo Lavia, Ëesley Fofana dhe Malang Sarr.

Enzo Fernandez përmes rrjeteve sociale ka kërkuar falje, duke thënë se me të vërtetë kënga ishte me fjalë të rënda dhe raciste./Indeksonline/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer