E enjte, 14 Nëntor, 2024

11 ditë nga zhdukja e ish-luftëtarit të UÇK-së, akoma nuk ka asnjë informatë për të

Nga 25 marsi, ish-luftëtari i UÇK-së, Samir Puza, është zhdukur.

Lajmin për zhdukjen e tij e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

“Që nga e shtunja 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dijmë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhej në njoftimin e Organizatës.

Tashmë janë bërë 11 ditë që nga zhdukja e tij dhe familja akoma nuk ka asnjë lajm.

Nga ta është kërkuar që nëse ndokush e ka parë apo ka informacion, të lajmërohet te familja apo te OVL Pejë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer