Kontrata e Komunës së Vushtrrisë për Furnizimin, testimin dhe komisionimin e sistemit të ujitjes me puse dhe infrastrukturë përcjellëse, ka vlerën e parashikuar prej 245,000€, dhe vlerën e poentimit 1,141.77€, shkruan rajoni.org.
Sipas kontratës së nënshkruar, lista e kësaj kontratë përfshin qindra pozicione të ndryshme, ku për secilin artikull është shënuar sasia “1”, duke e lënë porositjen reale në varësi të nevojave të autoritetit kontraktues.
Kontrata është lidhur me datën 15 qërshor mes Komunës së Vushtrrisë dhe operatorit ekonomik “Lulishtja Buçaj”, e njëjta bartë nënshkrimin e Ilmi Azemi dhe Ferit Idrizit.

Dyshimet së kontrata është e kurdisur?
Ky lloj kontraktimi mund të jetë teknikisht i ligjshëm, por shpesh krijon dyshime për qartësinë dhe arsyeshmërinë e shpenzimeve publike. Kjo ndodh sepse në kontrata me shumë pozicione, kompania që oferton në tender zakonisht e dijnë se cilët artikuj do të porositën shpesh dhe cilët pothuajse nuk do të porositën.
Pozicionet që dihet se do të porositen rrallë, shpesh ofertohen me çmime simbolike, ndonëse çmimi real në treg është shumë më i lartë. Këto shërbejnë për ta ulur çmimin e përgjithshëm të ofertës dhe për ta bërë atë konkurruese “në letër”. Ndërkohë, artikujt që porositen vazhdimisht si elemntare ofertohen me çmime dukshëm më të larta.
Cilat janë çmimët e fryera që bien në sy në kontratën e nënshkruar nga Komuna e Vushtrrisë?
Për shenbull, në kontratën që mbartë edhe nënshkrimin e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shërbimi për Furnizimin dhe Montimin – Gypa 6 bar PVC O 32 mm dhe Furnzimi dhe montimi – Gypa 6 bar PVC O 40 mm pritet të i kushtojnë komunës së Vushtrrisë 1€, ndërsa shërbimi i njëjte dhe produktin me të vogel, pra, Furnzimi dhe montimi – Gypa 6 bar PVC O 25 mm, komunës së Vushtrrisë i kushton 10€ sipas kontratës në fjale, apo përkthyer në përqindje rreth 1000% me shtrenjtë.
E njejta situatë është edhe specifikacionet: Furnizimi dhe montimi i Buzhure O 50 mm dhe Furnizimi dhe montimi i Buzhure O 40 mm, ku komunës së Vushtrrisë do të i kushtojnë 0.1€ (10 cent) për njësi, ndërsa shërbimi i njëjte për produktin me të vogel, Furnizimi dhe Montimi i Buzhure o 32 mm, Pushtetit të Ferit Idrizit do të i kushtoj 10€, apo përkthyer në përqindje rreth 9900% me shtrejntë.

Po ashtu edhe tek Furnizimi dhe Montimi – Programer me 6 dalje dhe Furnizimi dhe Montimi – Programer me 8 dalje, do të i kushtojnë komunës së Vushtrrisë nga 50€ për njësi, ndërsa shërbimi i njëjte për produktin me të vogel, pra, Furnizimi dhe Montimi – Programer me 4 dalje janë të kontraktuar 150€ për njësi, apo përkthyer në përqindje rreth 300% me shtrejntë.
E njejta gjendje me dallime substanciale, ku shërbimi dhe furnizimi kushton deri në 500% me shtrejntë për produktin me të vogel së produktin me të madh është edhe në pozicionet: Furnizimi dhe Montimi – Kthesa, Furnizimi dhe montimi me T-ja, Furnizimi dhe Montimi me Vazhduse, Furnizimi dhe Montimi me Reduktues, Furnizimi me Gjysemlidhese, raporton rajoni.org.

Çka thonë Komuna e Vushtrrisë?
Rajoni.org ka shkruar komunës së Vushtrrisë lidhur me kontratën dhe dyshimet së kjo kontratë ka çmime me të fryera.
Ata kanë thënë së Kontrata për sistem ujitje është Kontratë Kornizë me sasi indikative, jo me sasi fikse. Kjo do të thotë që në DT është dashur të parashihen të gjitha zërat e mundshëm të punës që mund të dalin gjatë 36 muajve.
“Çmimet njësi 0.10€ dhe 10.00€ janë çmimet me të cilat OE ka ofruar në tender për secilën njësi, pavarësisht sasisë. OE vlerëson dhe bartë riskun, logjistikën, transportin, fuqinë punëtore për një zë. Për zëra me sasi shumë të vogël ose punë specifike, çmimi njësi del më i lartë sepse kosto fikse e mobilizimit ndahet me 1 copë. Pagesa reale bëhet vetëm për sasitë e realizuara dhe të pranuara me situacion. Deri sot, Komuna nuk ka paguar 10€ për çdo buzhure ø32mm. Paguan vetëm atë që instalohet në terren, sipas nevojës dhe urdhër-blerjes. Pasi s’është instaluar asnjë buzhure ø32mm, s’është paguar asnjë cent për të. Krahasimi me “10 cent treg” nuk është i drejtë, sepse çmimi i tregut është për materialin vetëm. Në Paramasa është “Furnizimi DHE Montimi”, që përfshin: materialin, transportin, punëtorët, mjetet, testimin, garancinë, tatimin. Plus, në tender OE konkurrojnë për çmim total të projektit, jo për çmim të një zëri” thuhet në përgjigjjen e tyrë.
Tutje në përgjigjjen e tyre është pranuar së disa çmime mund të jenë me të larta së çmimi i tregut, mirëpo kjo është lidhur në tërësi si paketë e përbashkët.
Tutje ata kanë mohuar së kontraktori në këtë rast i ka ditur paraprakisht sasitë e sakta që do të porositën.
“Jo, kontraktori nuk e di paraprakisht sasitë e sakta. Kjo është natyra e Kontratës Kornizë neni 34 LPP. Komuna porosit me urdhër-blerje varësisht nevojave reale në terren gjatë 3 viteve. Kontraktori është i obliguar t’i realizojë me çmimet njësi që ka ofruar në tender. Kjo e mbron Komunën që të mos bëjë prokurime të reja për çdo riparim të vogël dhe siguron çmim të fiksuar për 3 vjet”, thuhet në përgjigjjen e tyre.