Të fundit:

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në...

Pamje ekskluzive nga rrahja në mes të kryeshefit të ujësjellësit dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi,...
- Advertisement -

26-vjeçari kapet mat me ‘joint’ në xhep, përfundon në pranga

- Advertisement -

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë, pasi një njësi policore që po patrullonte në atë zonë, ka ndalur për kontroll një qytetar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë kontrollit trupor, policët kanë gjetur te 26-vjeçari një cigare të mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

- Advertisement -

Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ndaj 25-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -