E premte, 6 Dhjetor, 2024

28-vjeçari vdes papritur në ditën e parë të punës

 

28-vjeçari në Prishtinë vdes papritur në ditën e parë të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një i ri ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije që kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi që një person në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë intervistuar dëshmitarët e rastit.

Sipas recepsionistes së kompanisë e cila ishte duke i kryer fotografitë e të ndjerit për ta pajisur atë me kartelën që i mundëson hyrje-daljet në objekt, i ndjeri ka pasur marramendje dhe është rrëzuar në tokë.

Po ashtu prezent ishte babai i të ndjerit i cili ka thënë se djali i tij ka pasur edhe më herët telashe shëndetësore dhe ka refuzuar që trupi i tij të dërgohet për obduksion.

Kjo për shkak se vdekja e viktimës ka ardhur nga shkaqe natyrore.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një person të moshës 28-vjeçare, teksa do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer