Të fundit:

Drenicasi s’pranon të ndahet nga e fejuara, e kërcënon atë dhe familjen e saj

Telashet mes çifteve të cilët kanë zgjedhur që jetën...

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...
- Advertisement -

29-vjeçari thyen xhamat e kompanisë me pronar nga Skenderaji, shkak mosmarrëveshja për një borxh

- Advertisement -

Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje serioze. Në të tilla raste jo rrallëherë përfshihen edhe punëtorët dhe pronarët e kompanive private, të cilët futen në sherr dhe përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Shupkovc të Mitrovicë, ku i dyshuar është një 29-vjeçar i cili është futur në konflikt me pronarin e kompanisë ndërtimore “Techno Burimi”, për shkak të borxhit.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari B.T., ka thyer xhamat e këtij objekti, si dhe ka shkaktuar dëme të tjera, si pasojë e konfliktit që ka pasur me pronarin.

- Advertisement -

Përballë kësaj situate, dikush nga punëtorët e kësaj kompanie, e ka raportuar të dyshuarin në Polici, me ç’rast një njësi policore e ka arrestuar të njëjtin.

I riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 29-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Në anën tjetër, pronari i kësaj kompanie e ka mohuar rastin, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me këtë incident.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -