Të fundit:

Drenicasi s’pranon të ndahet nga e fejuara, e kërcënon atë dhe familjen e saj

Telashet mes çifteve të cilët kanë zgjedhur që jetën...

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...
- Advertisement -

37-vjeçari e rrah gruan brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje

- Advertisement -

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Viktima zakonisht janë vajzat dhe gratë, të cilat keqtrajtohen dhe rrahën edhe në vende publike, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur dje pasdite në stacionin policor në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me të cilën kishin shkuar që të raportojnë një rast.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se çifti ishin paraqitur në stacion për të denoncuar humbjen e një shume parash dhe gjatë pritjes për intervistim, mes tyre kishte ndodhur një konflikt verbal.

- Advertisement -

E gjithçka dyshohet të ketë eskaluar, pasi 37-vjeçari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke e goditur me telefon.

Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -