E shtunë, 27 Korrik, 2024

37-vjeçari tenton t’i japë fund jetës së tij, e shpëton bashkëshortja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Bajnskë të Vushtrrisë, ku një burrë ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 37-vjeçari ka tentuar të vetëvritet me një zinxhir, por që më pas atë e ka gjetur në gjendje të rëndë bashkëshortja e tij, e cila ia ka larguar zinxhirin nga qafa dhe ka bërë thirrjet për ndihmë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipi mjekësor i Eemergjencës të cilët kanë transportuar viktimën në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë. Pas dhënies së ndihmës së parë, 37-vjeçari është dërguar për trajtim të mëtutjshem në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nuk dihen motivet që shtynë viktimën të kryejë këtë vepër, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer