E shtunë, 20 Prill, 2024

54 vjeçarit në Gjakovë ia zënë pritën borxhlinjtë e djalit, e sulmojnë e “bëjnë llom”

Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare dhe lindin konflikte serioze. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku është sulmuar një 54-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka qenë cak i sulmit nga borxhlinjtë e djalit të tij, të cilët ia zunë pritën te Tregu i Madh, mëngjesin e së hënës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për F.Sh., Sh.Sh., dhe Q.Sh., të cilët po dyshohet se fillimisht ia kanë kërkuar borxhin viktimës, e më pas të njëjtin e kanë sulmuar me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të plagëve që ka pësuar, viktima është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici, me ç’rast të dyshuarit janë arrestuar she shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve kryesorë dhe inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer