Gazetari Çim Peka, ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Kurti, i cili sot kërkoi nga PDK dhe LDK të propozojnë 3 emra për President.
Ai akuzon ashpër kryeministrin Albin Kurti për mungesë serioziteti dhe qëndrime kontradiktore që, sipas tij, po dëmtojnë stabilitetin e Kosovës.
Peka ka ngritur pikëpyetje mbi ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit lidhur me çështjen e Presidentit.
Ai thekson se deri dje, Kurti insistonte se opozita – LDK dhe PDK – nuk kanë të drejtë të kërkojnë marrëveshje, duke u thirrur në “51 përqindëshin” e votave. Ndërsa sot, sipas Pekës, i njëjti kryeminist kërkon nga opozita të propozojë tre emra për President.
“Pse sot po e deri dje jo?”, pyet gazetari, duke e cilësuar këtë si shembull të një politike të paqëndrueshme dhe jo serioze.
Sipas tij, kjo qasje është e rrezikshme për vendin, pasi liderët janë të përkohshëm, ndërsa shteti mbetet.
Në këtë kontekst, ai sjell në vëmendje ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, për të cilin thotë se edhe në rrethana të vështira kishte prioritet stabilitetin, demokracinë dhe aleancat ndërkombëtare.
Peka nuk kurseu kritikat as ndaj qasjes ideologjike të Kurtit, duke paralajmëruar për, siç i quan ai, rreziqet e “aventurave marksiste” në politikë. Ai thekson se Kurti ka qenë i nevojshëm dhe madje produktiv për Kosovën, por shton se “çdo ditë e më tepër po kthehet në problem”.
Postimi i plotë:
I afte te bej politike por jo te bej shtet!
E paimagjinueshme sjellja e Kurtit me (mos) stabilitetin qe ka nevoje Kosova. Gjate gjithe kohes thote se LDK dhe PDK nuk mund te kerkojne marreveshje per Presidentin pasi populli na i ka dhene 51%, sot thote propozoni tre emra.
Pse sot po e deri dje jo?
Ky mos seriozitet demton Kosoven me shume se kedo tjeter, lideret shkojne dhe vijne, Kosova mbetet. Ibrahim Rugova edhe me ata qe ndoshta e donin te vdekur, ndante pushtet. Njejte votohej dhe ai, por per te me shume se coptimi i opozites kishte rendesi stabiliteti, demokracia dhe miqte e Kosoves.
Marksistet sado engjuj te duken ne fillimet e tyre, rruges kthehen ne djaje.
A ishte nevoje Albin Kurti per Kosoven? Patjeter qe po, dhe ka qene produktiv.
A po kthehet ne problem? Cdo dite e me teper.
Kthejeni me kembe ne toke kete aventurier politik marksist. E mirkuptonim kur besonim qe SHBA po bente marreveshje ne kurriz te Kosoves. Por sot qe SHBA po sillet me Kosoven me dashamirese se cdo administrate tjeter nuk mund ta mirekuptojme me. Te zgjedhesh Lulon e Brazilit qe nuk e njeh Kosoven perpara Trump te SHBA qe ne buxhetin e Pentagonit ka miratuar shpenzimet e mbrojtjes se integritetit territorial te Kosoves per hire te ideologjise, duhet te jesh ose idiot politik, ose ose ….
Nje sfide per Albin Kurtin: Merre dhe Batonin meqe eshte bere mbeshtetes i VV dhe hajde ne debat!
Ose dil ne debat perballe Vjosa Osmanit.