E hënë, 7 Tetor, 2024

“6 familje mbesin të bllokuar, një po ec krejt nga Skenderaj”

Ky është epilogu pas vërshimëve të fundit në lagjen Bajraktari të Klinës së Epërme të Skenderajt, për faktin se këto vërshime atyre u kishin shkatërruar rrugën që ata i lidhën me pjesën tjetër të lagjes dhe kështu edhe me rrugët tjera, shkruan portali rajoni.org.

Sipas banorvë të asaj lagje aty edhe pse ka familje që kanë nevojë për të shkuar në shkollë dhe persona të moshuar për ti dërguar te mjeku, komuna akoma nuk ka ndërmarr asgjë për të ju dalë në ndihmë.

Naser Bajraktari asambleist i kësaj ane në kuvendin komuna nga radhët e partisë Ideal ka konfirmuar së këto familje vërtet janë në gjëndje të vështirë:

“Po është e vërtetë që ato familje janë të bllokuar nuk kanë rrugë dhe së vërshimet kanë shkatrruar rrugën, unë këtë problem sikurse edhe probleme tjera kam ngritë në asamble mirëpo deri sot nuk ka veprim të komunës, shpresojë që komuna ata banorë ti ketë në prioritet sepse atyre posë që ju ka shkatërruar rruga rrezikun e kanë edhe për shtëpi” tha Bajraktari.

Sipas burimeve të rajonit për shkak të kësaj gjëndje një banorë i kësaj lagje është duke përgadit shpërnguljen./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer