E shtunë, 27 Korrik, 2024

65 mijë euro tentohen të futen ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se rreth 65 mijë euro janë tentuar të futen sot ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.

Rasti është zbuluar sot në pikën kufitare Vërmicë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove. Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë. Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”, njofton dogana.

Tutje, Dogana ka bërë të ditur se rasti është dërguar për hetime dhe se është konfiskuar 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro.

“Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer