E enjte, 30 Maj, 2024

8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

Kosova para tetë vjetësh aderoi si anëtarja e 210-të e shtëpisë së madhe të futbollit FIFA në Kongresin e 66-të të kësaj organizate sportive në Meksiko.

Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar më 3 maj 2016 me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s. Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës.Në Kongresin e FIFA-s, para votimit për anëtarësimin e FFK-së, të pranishmëve iu pati drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s.

Më pas një fjalim e mbajti kryetari i atëhershëm i FFK-së, tashmë i ndjeri Fadil Vokrri, i cili u sqaroi delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu kujtoi se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.

Në fund të fjalimit të tij, Fadil Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të merr votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA.Serbia kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino ia bëri me dije delegacionit serb se është Kongresi ai që vendos dhe kërkoi të kalohet në votim elektronik, ku Kosova mori 141 nga 164 votat valide.

Pas pranimit zyrtar të Kosovës në FIFA, kreu i FFK-së Fadil Vokrri falënderoi presidentin, zëvendëpresidentët dhe anëtarët e Këshillit të FIFA-s.

“Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, pati deklaruar Vokrri, i cili në mënyrë simbolike mori emblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino./kp/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer