E premte, 26 Prill, 2024

Aksident mes dy veturave në Skenderaj, dy persona dërgohen në Emergjencë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot, në orët e pasdites, në fshatin Klinë e Poshtme, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, njëri prej shoferëve nga pakujdesia gjatë lëvizjes ka goditur veturën tjetër, duke pësuar kështu lëndime trupore. I lënduar ka mbetur edhe shoferi i automjetit të tij, me ç’rast të dy janë dërguar në Emergjencën e Skenderajt për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Ndërkohë kanë intervenuar edhe Policia, teksa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer