Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.
Plot aksidente trafiku ka pasur edhe të hënën dhe një ndër ta ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, që përfundoi me lëndime të rënda.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, dy në lëvizje dhe një e parkuar, ku për pasojë janë përplasur dhe disa fëmijë janë lënduar, në mesin e të cilëve edhe një foshnje.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se foshnja ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK, kurse tre fëmijët e tjerë janë liruar nga spitali.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe Policia, teksa lidhur me rastin, burimet thonë se është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.