Të fundit:

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në...

Pamje ekskluzive nga rrahja në mes të kryeshefit të ujësjellësit dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi,...
- Advertisement -

Aksident në Drenicë/ Vetura godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

- Advertisement -

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në Arllat të Drenasit, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti ka theksuar gjithashtu se ngasësi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

“Rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.

Ajo shtoi se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -