Aktori i njohur Armend Baloku pritet të fitojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas numërimit të mbi 60% të votave për kandidat, Baloku i LVV-së ka marrë 12.795 vota, duke u radhitur si kandidati i 21-të sipas votave në listën e partisë.
Gjatë fushatës zgjedhore, Baloku kishte premtuar se nëse bëhet deputet, do të fokusohet në tri iniciativa të para, në zhvillimin e kulturës dhe dëgjimin e komunitetit artistik në terren, adresimin e kërkesave të tyre konkrete, si dhe angazhimin në çështjen e Ligjit për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.