E premte, 6 Dhjetor, 2024

A.Emerllahu, është 33-vjeçari që vdiq sot në aksidentin

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Aksidenti me fatalitet është konfirmuar nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Zëdhënësi Valon Osmani ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Osmani.

Burimet e Revistës Kosovarja, kostatojnë se viktima është Albanton Emerllahu

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer