Sunday, June 14, 2026

Albulena Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot familjen Jashari në Skenderaj, për t’i shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se Sahit Jashari i përkiste brezit të njerëzve që në ditët më të vështira për Kosovën iu përgjigjën thirrjes së lirisë me guxim, përkushtim dhe sakrificë.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, U.D. Presidentja Haxhiu i shprehu familjes Jashari ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se Sahit Jashari do të kujtohet me nderim për jetën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer