Saturday, April 26, 2025

AMF në Gradicë të Drenasit në gjendje të mjerushme – ende jashtë funksionit

Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Gradicë të Drenasit prej një kohe të gjatë ka funksionuar në një gjendje mjaftë të rëndë.

Siç shihet nga pamjet që i ka siguruar portali rajoni.org, në këtë Ambulancë nuk ekzistojnë kushtet minimale për punë. Kushtet higjienike janë nën nivelet minimale të kërkuara.

Mungesa e ujit, rubinetat e shkatërruara, mosfunksionimi i toaletit pa ujë dhe pa elementet e saj, dyer e dritare të shkatërruara të lidhura me spango janë vetëm disa prej elementeve me të cilat janë përballur stafi shëndetësor dhe pacientët e kësaj ane me vite. Aparatet për fikjen e zjarrit janë lënë në banjo, madje njëra është e vitit 2009.

Mbetet të shihet si do të veproj komuna e Drenasit me këtë Ambulancë.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer