E enjte, 2 Maj, 2024

Antonio Conte i thotë JO Barcelonës

Një minutë pasi Xavi zbuloi se do të largohej nga Barcelona, ​​filluan zërat për zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit të Barcelonës.

Lista po bëhet gjithnjë e më e gjatë dhe Antonio Conte ishte pjesë e saj.

Objektivi i Barçës është të marrë një trajner të ri që mund të përshtatet lehtësisht me projektin dhe që është një teknik i nivelit të lartë. Klubi katalanas ka nevojë për një trajner me eksperiencë, kështu që Conte mund të jetë një opsion i mire

Prej disa kohësh Deco ka kontaktuar me disa teknikë me synimin për të nisur negociatat. Informacione të reja tregojnë se njëri prej tyre ka qenë Antonio Conte, që duket se propozimin e ka marrë si shenjë vlerësimi, por problemi është se e ka refuzuar.

Trajneri 54-vjeçar aktualisht është pa skuadër dhe ndonëse po dëgjon të gjitha propozimet, oferta që i intereson shumë është ajo e Milanit.

Conte është kandidati kryesor për të zëvendësuar Piolin dhe duket se negociatat e tij me klubin kuqezi kanë avancuar.

Profili i Contes si trajner është vërtet tërheqës për Barcelonën, por problem është fakti se oferta ka ardhur shumë vonë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer