Friday, May 29, 2026

Arbnor Sinani ligjëron në Xhaminë e Madhe në Prishtinë në Ditën e Bajramit

Hoxha Arbnor Sinani ka bërë të ditur se në Ditën e Bajramit ishte ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, pas përzgjedhjes nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ai tha se ligjërata u mbajt me temën: “Nga dorëzimi i Ibrahimit a.s. tek njeriu bashkëkohor”, duke përcjellë mesazhe për besimin, përkushtimin dhe lidhjen me Zotin.

Postimi:

Isha i nderuar që, me përzgjedhjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, pata mundësinë të jem ligjërues në ditën e Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me temën:
“Nga dorëzimi i Ibrahimit a.s. tek njeriu bashkëkohor.”

Nga e gjithë kjo tematikë, porosia e cila nënvizohet është se:
Ibrahimi a.s. nuk e harroi Dhuruesin(Allahun) për shkak të dhuratës (Ismailin a.s).

Prandaj Ibrahimi a.s. triumfoi sepse zemra e tij ishte e lidhur me Krijuesin, duke vendosur atë mbi çdo dëshirë personale, e dashuri tokësore.

Me shëndet e mirësi festofshim gjithmonë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer