E shtunë, 20 Prill, 2024

Avullohen mbi 11 mijë euro në ‘Super Viva’ në Rahovec, shoqërohet në Polici menaxherja e pikës

Vjedhjet e shumta në biznese po shkaktojnë humbje të mëdha, por edhe pasiguri. Hajnat në shumicën e rasteve nuk kapen, pasi arrijnë të ikin pa u zbuluar. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në qendrën tregtare ‘Super Viva’ në Rahovec, raporton Gazeta Sinjali.

Më shumë se 11 mijë euro janë ‘zhdukur’ nga kasaforta e kompanisë dhe kjo u vërejt nga punëtoret që janë përgjegjëse për pjesën financiare.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se lidhur me rastin është shoqëruar në stacion policor menaxherja e pikës, e cila është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës.

Bazuar në dëshminë  e saj, ajo nuk ka bërë asnjë keqpërdorim me paratë të cilat janë raportuar të vjedhura.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Keqpërdorim i besimit’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer