E shtunë, 22 Qershor, 2024

Ballkani turpëron BATE Borisovin, hap gjigant drejt grupeve të Ligës së Konferencës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj BATE Borisovit me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës.

Kampionët e Kosovës e nisën shumë mirë ndeshjen duke krijuar dy raste shumë të mira me Meriton Korenicën dhe Lorenc Trashin, por goditjet e tyre shkuan shumë afër shtyllës.

Ajo që nuk pritej ndodhi, pasi BATE Borisovi kaloi në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e 10-të për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e barazimit me Bajram Jashanicën që shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë Ballkani nisi sulmet drejt portës bjelloruse.

Nuk vonoi shumë dhe pas një harkimi në zonë nga Armend Thaqi më së miri u gjend Bleart Tolaj që shënoi me kokë për 2-1 në minutën e 58-të.

Ballkani vazhdoi me sulme dhe po kërkonte golin e tretë.

Nuk vonoi shumë dhe sërish i njëjti lojtari, Bleart Tolaj ishte i pamëshirshëm brenda zonës, ku me një goditje gjysmë volej shënoi për 3-1.

Pas golit të tretë në skenë doli Nazmi Gripshi që me një goditje të bukur nga distanca dridhi shtyllën e BATE-s.

Kampionët e Kosovës provuan deri në fund të shënonin golin e katërt dhe ia arritën në minutën e 90-të, kur Armend Thaqi shënoi për 4-1 pas një harkimi.

Fitore e madhe kjo që pothuajse ja siguron kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Hungari në stadiumi ‘Varosi’ në qytetin Mezokovesdi, 140 km larg Budapestit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer