Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen e qytetarëve në tubimin e mbajtur në Gjilan, duke theksuar se qyteti i Anamoravës dha një mesazh të fuqishëm për bashkim dhe ndryshim.
Postimi:
Në Gjilan, zemrën e Anamoravës, aty ku bashkohet Lindja e Kosovës dhe Lugina, u ndje fuqishëm energjia e bashkimit dhe shpresa për ndryshim. As shiu nuk e ndali këtë manifestim madhështor politik dhe as vullnetin e qytetarëve për t’u bërë pjesë e rrugëtimit drejt fitores. Faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme dhe përkrahjen e zjarrtë, bashkë ecim drejt fitores! 💙
#LDK113 ✅
#VjosaOsmani 1 ✅
#LumirAbdixhiku 2 ✅
#BardhylHasanpapaj 34 ✅