E premte, 17 Maj, 2024

Berat Buzhala: Kryetar i PDK-së duhet të zgjedhet Bedri Hamza

Berat Buzhala ne nje podcast ka thënë se kryetar i PDK-së duhet të bëhet Bedri Hamza, i cili duhet të kandidoj edhe si kryeminister gjithashtu.

Në podcastin e tij, Buzhala tha se ani se më shumë kohë ka kaluar me Memli Krasniqin, ai mendon se Bedri Hamza duhet të udhëheq PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk mendoj që me Bedri Hamzën PDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet. Por mendoj që me Bedri Hamzën PDK mundet me dalë parti e dytë duke e zbritur Vetëvendosjen nën 35%”, tha Buzhala.

Ai tha se lidershipi aktual i PDK-së më shumë njihen si asistenta të Hashim Thaçit e Kadri Veselit e elektoralisht janë jo-aktraktiv.

“Nuk e kanë fituar asnjë betejë politike e as nuk kanë me e fitu”, tha Buzhala për liderët aktual të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer