E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Burri e bën për spital bashkëshorten dhe zhduket, ajo e denoncon

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Peran të Podujevës, ku një burrë dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij, në shtëpinë e tyre, të dielën në mbrëmje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Si rezultat i denoncimit, Policia e ka shpallur të dyshuarin në kërkim, ndërsa ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, kurse veprimet tjera do të ndërmerren posa të kapet i njëjti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer