E diel, 3 Nëntor, 2024

Burri i dehur shkel urdhrin e mbrojtjes, e kap për flokësh bashkëshorten dhe e dëbon nga shtëpia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e dhunës, shumë gra pajisen edhe me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, mirëpo as kjo nuk respektohet gjithmonë nga burrat.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur në Suharekë, ku një burrë  dyshohet se ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëshortes së tij.

40-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se i dyshuari e ka sharë dhe ofenduar me fjalë të rënda dhe më pas e ka kapur për flokësh duke e urdhëruar që të largohet nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, por që fillimisht nuk ka qenë në gjendje të intervistohet për shkak se ishte nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Moszbatim i urdhrit mbrojtës të Gjykatës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer