E premte, 19 Prill, 2024

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:00

Hapet panairi artizanal në kuadër të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Pranë Muzeut të qytetit)10:00

Vazhdon dita e dytë e Marketit të Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

14:00

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie. (Holli i MINT)

14:00

Administrata Tatimore e Kosovës mban tryezë diskutimi lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara në web-faqen e ATK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

19:00

Mbahet nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Bulevardi i qytetit)

20:30

Western Balkans Youth Orchestra do të mbajë koncert me vepra nga kompozitorë të njohur, si Johannes Brahms, Zoltan Kodály, Arturo Marquez, Dmitri Shostakovich dhe Drinor Zymberi  – Kosovë. (Atelieja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer