E premte, 17 Maj, 2024

Çudi në futbollin shqiptar, shkarkohet trajneri që po lufton fuqishëm për titull

Klubi i Futbollit Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro tre javë nga fundi i sezonit.

Trajneri i njohur ia doli që sezonin e shkuar ta shpallte Strugën kampione për herë të parë në vendin fqinj, duke bërë paraqitje të mira edhe në Kupat e Evropës, paçka se nuk u sigurua një vend në fazën finale.

“FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, njofton Struga.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer