Wednesday, June 24, 2026

Dega e LDK-së në Drenas del në mbrojtje të lidershipit: LDK-ja ka nevojë për qetësi

Kyretari i degës së LDK’së në Drenas, Egzon Qorri, ka bërë thirrje anëtarëve të këtij subjekti politik për unitet, pas kërkesave të tri degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit.

Ai me anë të një postimi në ‘Facebook’ të lëshuar në emër të degës së LDK’së në Drenas, ka thënë se është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe se asnjë dallim s’guxon të jetë më i madh sesa LDK’ja, shkruan rajoni.org.

Postmi

Dega e LDK-së në Drenas qëndron në mbrojtje të unitetit
Dega e LDK-së në Drenas po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit në disa degë të LDK-së në Kosovë.
Si degë, jemi në proces të analizimit të të gjitha zhvillimeve politike dhe organizative, me bindjen se çdo debat brenda LDK-së duhet të zhvillohet në frymën demokratike dhe institucionale që e ka karakterizuar gjithmonë këtë parti.
Ne qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të Statutit të LDK-së, vendimeve të Kuvendit dhe institucioneve legjitime të partisë.
Besojmë se LDK-ja është më e fortë kur është e bashkuar dhe se sfidat nuk tejkalohen përmes ndarjeve, por përmes dialogut, reflektimit dhe respektimit të rregullave të përbashkëta.
Rugovizmi nuk ka qenë kurrë filozofi e përçarjes.
Ka qenë filozofi e urtësisë, e unitetit dhe e vendimmarrjes institucionale.
Prandaj, edhe sot, më shumë se kurrë, LDK-ja ka nevojë për qetësi, maturi dhe bashkim rreth vlerave që e kanë mbajtur të fortë për 36 vjet.
LDK-ja duhet të organizohet, të forcohet dhe të ecë përpara në frymën rugoviane, duke respektuar Statutin, institucionet dhe vullnetin e anëtarësisë së saj.
Zoti e bekoftë LDK-në në miqësi të përhershme me SHBA-të.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj. See less

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer