Komuna e Skenderajt me 10 prill 2026 ka lidhur marrëveshje të bonus zonimit me operatorin ekonomik “A.N.B & KS shpk”, shkruan rajoni.org.

Marrëveshja titullohet si marrëveshje zhvillimi.
Në marrëveshjen të cilen ekskluzivisht e ka siguruar rajoni.org del së kompanisë “A.N.B & KS shpk” i është rritur koficienti nga 3 në 4,019 apo të drejtë për mbindertim edhe 6,998.4m2; përkthyer në vlerë monetare i bie përfitim 5,248,800€.
Kundrejt kësaj, “A.N.B & KS shpk”, sipas marrëveshjes është obliguar të financoj projektin e furnizimit dhe mbjelljës së drunjëve dekoruese në qytetin e Skenderajt me vlerë 100,025€ dhe riparimin e rreguillimit të Këndëve Gjelbëruese në Qytet të Skenderajt, i projektuar nga DUMA, me vlerë 199,400€.
Thjështuar me shumë, Komuna e Skendërajt i ka dhënë bonusin: 42 euro në metër katror, ndërsa operatori e shet të njëjtin nga 700 deri 800 euro.
Duke thjeshtuar me shkurt, Kryetari i Skenderajt nga kjo lëvizje i ka mundësuar operatorit “A.N.B & KS shpk”, që të fitoj bruto nga kjo marrëveshje 4,949,375€.

Pse kjo marrëveshje ështe e kundërligjshmë?
Harta Zonale e Komunës së Skenderajt përcakton së bonus-zonimet aplikohen bazuar në rregullore komunale, gjë të cilën kjo komuna nuk e ka.
Përveç aplikimit të bonus-zonimit pa marrëveshje komunale, marrëveshje si e tillë e nënshkruar në Skenderaj, mund të ngre edhe pikëpyetje, për dyshime për favorizim të operatorit ekonomik, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, cenim të barazisë në procedurat publike.

Çka thonë Komunat tjera?
Portali rajoni.org u ka dërguar pyetje tri komunave lidhur me marrëveshje të tilla, duke kërkuar të dijë nëse i kanë realizuar ato dhe, nëse jo, cilat janë arsyet pse nuk janë zbatuar.
Të tri këto komuna, dy prej të cilave kanë hartë zonale, ndërsa një tjetër me plan rregullues, në përgjigjet e dhëna për rajoni.org kanë deklaruar se nuk kanë dhënë bonus zonimi, pasi nuk kanë miratuar ende rregullore për bonus zonimin dhe së një gje e tillë është e pa ligjshmë.
Çka thotë Komuna e Skenderajt?
Portali rajoni.org i ka shkruar zyrtarit për informim në Skenderaj, Amir Lushtakut, lidhur me temën.
Portali rajoni po ashtu pasi i ka dërguar edhe tre përgjigjje të komunave lidhur me çështjën e njejtë, e ka pyetur së a është shkelje ligjore kjo marrëveshje dhe së a ka Skenderaj rregullore komunale të bonus zonimit?
I njëjti as pas 8 ditësh pritje nuk ka kthyer përgjigjje dhe nuk ka dhënë sqarimet e kërkuara nga rajoni.org.