E hënë, 20 Maj, 2024

Dëshiron ta martojë një vajzë 15-vjeçare, Policia inicion rast për sulm seksual

Vajzat e mitura vazhdojnë të jenë viktima të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale. E të dyshuarit në shumë raste janë persona të cilët ndonëse janë në dijeni për moshën minorene të viktimave, krijojnë lidhje dashurie dhe intime me to. Për më tepër, ata në shumë raste tentojnë të nisin edhe bashkëjetesën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar pasi një person i moshës së rritur nga Mitrovica, dyshohet se ka marrë një vajzë të mitur nga qyteti i Podujevës me qëllim që të bashkëjetojnë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve kanë deklaruar se janë në lidhje dashurie që tri vjet dhe dëshirojnë të martohen.

Bazuar në dëshmitë e tyre, ata nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale, por kanë pasur puthje mes vete.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 20-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm seksual’, ndërsa 15-vjeçarja është kthyer te familja e saj në Podujevë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer