E hënë, 27 Maj, 2024

Dëshmitari i radhës në Speciale dëshmon pa masa mbrojtëse

Dëshmitari i radhës në Gjykatën Speciale të hënën do të dëshmojë pa masa mbrojtëse ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

“Dëshmitari i sotëm është planifikuar të dëshmojë pa masa mbrojtëse. Prandaj, procedurat duhet të jenë kryesisht publike”, tha Bennett për AP.

Në seancën e fundit më 30 tetor, avokati i ish kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë prezantimit të një dokumenti gjatë dëshmisë së njërit dëshmitar ka deklaruar se është dokument i dhënë nga autoritetet serbe.

Edhe më 9 nëntor, derisa po përfundote seanca e së hënës në Gjykatën Speciale ku po dëshmonte ish-gazetari i mediumit serb, Tanjug, Nebojsha Radosheviç, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka ngritur një rast që nëse vërtetohet përbën një nga skandalet më të mëdha prejse ka filluar seancat Specialja.

Emmerson tregoi se në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës është vërejtur se ai ka tentuar të negociojë me Prokurorinë një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë.

Avokati po ashtu kishte thën5 se vërehet se aty dallohet një zyrtar i prokurorisë teksa i sugjeron dëshmitarit mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer