Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë, edhe pas ndarjes shumë gra kanë probleme me ish-bashkeshortët e tyre, shkruan portali rajoni.org.
Një rast i tillë ka ndodhur dje, në orët e hershme të mëngjesit, në Skenderaj, ku një burrë dyshohet se ka tentuar që më forcë ta fus në veturë ish-bashkëshorten e tij, për motive ende të panjohura, shkruan portali rajoni.org
Sipas burimeve të portalit, viktima është dërguar për tretmant mjekësor, ku më pas është dërguar në strehimore.
- Advertisement -
Policia janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.