Dhunë në familje në Drenas, një femër e denoncon bashkëjetuesin për sulm fizik, i dysuari arrestohet
Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten mbrëma në Drenas, rreth orës 19:30, shkruan rajoni.org
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër kosovare me të cilën kishte bashkëjetuar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.





