E shtunë, 27 Korrik, 2024

Distria në finale, Nora kërkon të bronztën në Evropianin e xhudos

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës, ndërsa Nora Gjakova është eliminuar, por po e kërkon medaljen e bronztën me anë të repesazhit.

Ky është suksesi i radhës i sportive kosovare në garat ndërkombëtare.

Kujtojmë se Nora u eliminua në çerekfinale nga gjermania Pauline Starke me një “waza-ari’ në kohën shtesë, ndërsa tani ajo po e kërkon medaljen e bronztë me anë të repesazhit.

Nora Gjakova po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërsa Distria Krasniqi ka shënuar fitore në çerekfinale dhe duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në çerekfinale ajo eliminoi Gultaj Mammadaliyeva nga Azerbajxhani, ndërsa në gjysmëfinale pas një lufte të ashpër eliminoi italianen Odette Giuffrida.

Lufta ishte shumë e fortë, ndërsa në kohën shtesë italianja mori dënimin e tretë. Distria tashmë ka siguruar medalje evropiane. Në finale përballet me francezen Amandine Buchard.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer